Takim pune me kryetarin e Sindikatës së Punëtorëve të Administratës, Organeve Gjyqësore dhe Shoqatave të Qytetarëve – Tërpe Deanoski
Shkup, 20 tetor 2022
Në takimin e sotëm, të zhvilluar ndërmjet ministrit të Ministrisë së Shoqërisë Informatike dhe Administratës – Admirim Aliti dhe kryetarit të Sindikatës së Punëtorëve të Administratës, Organeve Gjyqësore dhe Shoqatave të Qytetarëve - z. Tërpe Deanoski.
Kjo Sindikatë, tani më e ka formuar Njësinë Sindikaliste pranë MSHIA-së dhe Kryetari i kësaj Njësie ishte i përfaqësuar në takim si përfaqësues i MSHIA-së.
Ministri Aliti, e rikonfirmoi synimin e përbashkët që administrata publike edhe më tej vazhdon të mbetet ndër prioritetet kryesore të MSHIA-së dhe se për këtë është e angazhuar në mënyrë maksimale.
Në këtë kontekst, Ministri Aliti shprehu gatishmërinë për mbajtjen e dialogut social dhe bëri të ditur se mbetemi të përkushtuar në mbështetje të institucioneve, sindikatave dhe të gjithë palëve të përfshira, me qëllim që të përmirësohen standardet e të punësuarve në sektorin publik që është kusht imediat për fillimin e negociatave dhe anëtarësimin e vendit në Bashkimin Evropian.
Ministria e Shoqërisë Informatike dhe e Administratës