Takim pune Aliti-Dinçer
Shkup, 17 tetor 2022
 
Ministri për shoqëri informatike dhe administrate, Admirim Aliti, sot e priti në një takim pune , Tolga Dinçer – Drejtorin Ekzekutiv (CEO)I kompanisë DT Cloud, e cila është një kompani lidere në tregun turk dhe konkurruese në tregun ndërkombëtar, që mundëson transformimin digjital dhe ndihmojë qeveritë, organizatat dhe kompanitë e të gjitha madhësive dhe industrive të sjellin risi dhe të zhvillohen.
 
 
Në këtë takim, Aliti dhe Dinçer shqyrtuan segmentet e ndryshme te transformimit digjital, të cilat sjellin përfitime në përsosjen e platformave digjitale dhe efikasitet në angazhimin tone drejt digjitalizimit.