Jemi plotësisht të përkushtuar për finalizimin kualitativ të procesit lidhur me zgjidhjet e reja ligjore

Shkup, 14 tetor 2022

Ministria e Shoqërisë Informatike dhe e Administratës, po punon në mënyrë aktive dhe efikase në hartimin e zgjidhjeve të reja ligjore.

,,Deri më tani, janë publikuar tre Projekt-Versione të ligjeve, dhe atë: të Ligjit për të Punësuarit në Sektorin Publik dhe të Ligjit për Nëpunësit Administrativë, të cilët iu referohen statusit të të punësuarve në sektorin publik dhe statusit të nëpunësve administrativë. Këto ligje, në muajin shtator të këtij viti u publikuan në Regjistrin Unik Nacional Elektronik (ENER)”, theksoi ministri i Ministrisë së Shoqërisë Informatike dhe Administratës – Admirim – Aliti.

Zgjidhjet e reja ligjore janë rezultat i procesit të gjërë konsultues dhe i referohen profesionalizimit të administratës, vendosjes së sistemit meritor, efikasitetit dhe efektivitetit më të lartë.

 

Ministria e Shoqërisë Informatike dhe e Administratës