Ministri Aliti u takua me Ambasadoren suedeze, znj. Ami Larsson Jain

 

Shkup, 6 tetor 2022
 
Ministri për shoqëri informatike dhe administratë, Admirim Aliti, sot ne Shkup u takua me ambasadoren e Suedisë, Shkëlqesinë e Saj Ami Larsson Jain, me të cilën u ri konfirmuan raportet e shkëlqyera bilaterale.
 

 
Përvojat paraprake dhe mbështetja e pa kursyer e Suedisë në zhvillimin demokratik të vendit, që hap rrugën integrimit në BE, është privilegj i vendit në promovimin e vlerave demokratike dhe e bën Suedinë aleat dhe mik të përhershëm, andaj ministri Aliti theksoi se jemi gjithmonë të gatshëm për të bashkëpunuar në ngritjen e këtyre vlerave.
 
 
Bashkëbiseduesit diskutuan edhe për përpjekjet e MSHIA në drejtim të reformave, të cilat mundësojnë transparencë dhe integritet të institucioneve dhe rrisin mirëqenien e qytetarëve.
 
Dy bashkëbiseduesit u pajtuan që bashkëpunimet do të vazhdojnë edhe në të ardhmen.