Ministri Aliti e priti në takim përfaqësuesen e USAID në RMV, znj. Jeri Dible
Shkup, 3 tetor 2022
 
Ministri për shoqëri informatike dhe administratë, Admirim Aliti, sot e priti në takim, Përfaqësuesen e Zyrës së USAID në RMV, znj. Jeri Dible me të cilën biseduan për mundësitë e bashkëpunimit në sferën e digjitalizimit.
 
Ministri Aliti, potencoi, se bashkëpunimet dhe mbështetja e deritanishme me USAID, sidomos për projektet në sigurinë kibernetike janë jashtëzakonisht të vlefshme dhe se të njëjtat duhet të vazhdojnë, për të sjellë rezultate të kënaqshme.
 
 
Gjithashtu, Aliti e informoi për angazhimin e MSHIA në procesin e reformave në administratë publike dhe riorganizimit të institucioneve, me çka po tentohet që të ndikohet pozitivisht në profesionalizmin dhe efikasitetin e administratës shtetërore.
 
Bashkëbiseduesit u pajtuan që të takohen edhe në të ardhmen, me qëllim të thellimit të bashkëpunimeve.