Ministri Aliti në eventin madhështor për zgjedhjen e sekretarit të përgjithshëm të Unionit Ndërkombëtar të Telekomunikacionit

Bukuresht, 29 shtator 2022

Sot në Bukuresht, po zhvillohet procesi i votimit për të emëruar sekretarin e përgjithshëm të ITU-së (Unioni Ndërkombëtar i Telekomunikacionit), ku të drejtën e votës e realizoi edhe ministri i Ministrisë së Shoqërisë Informatike dhe Administratës - Admirim Aliti, si dhe një numër i lartë i delegatëve, përfaqësues të vendeve anëtare të Unionit.

Kjo konferencë përfaqëson organin më të lartë të krijimit të politikave të ITU-së dhe njëkohësisht është një event madhështor, në të cilin shtetet anëtare vendosin për rolin e ardhshëm të organizatës, me ç’rast përcaktohet aftësia e organizatës për të ndikuar në zhvillimin e teknologjive të Informacionit dhe Komunikimit (TIK) në mbarë botën.

 

Ministria e Shoqërisë Informatike dhe e Administratës