Ministri Aliti në Konferencën e ITU-së (Unioni Ndërkombëtar i Telekomunikacionit) në Bukuresht

Bukuresht, 28 shtator 2022

Në margjinat e Konferencës së Përgjithshme të ITU-së, që po mbahet në Bukuresht të Rumanisë, ministri i Ministrisë së Shoqërisë Informatike dhe Administratës – Admirim Aliti u takua me Marius Skuodis – Ministër i Transportit dhe Lidhjeve të Lituanisë, si dhe me Tomas Lamanuskas – kandidat për Zëvendëssekretar të Përgjithshëm të ITU-së.

Në këtë takim u diskutuan dhe u shkëmbyen përvoja lidhur me zhvillimin e digjitalizimit, përfshirë edhe angazhimet dhe projektet në këtë aspekt.

Ministri Aliti dhe bashkëbiseduesit i theksuan sferat e bashkëpunimit dhe shkëmbimit të praktikave, të cilat do të ndihmojnë në procesin e avancimit dhe të digjitalizimit të vendit tonë, ndërsa njëkohësisht do t’i përforcojnë marrëdhëniet ndërmjet vendeve.

Ministria e Shoqërisë Informatike dhe e Administratës