Aliti nga Brukseli: Mbetemi të përkushtuar në harmonizimin e ligjeve tona me ligjet e Bashkimit Evropian

Bruksel, 26 shtator 2022

Sot ne Bruksel, në hapësirat e Komisionit Evropian vazhdon edhe një cikël tjetër me sqarime, si pjesë e 'screeningut', edhe atë pikërisht në aspekt të Funksionimit të institucioneve demokratike.

Vlen të potencohet se pjesa më e rëndësishme e sqarimeve i kushtohet njërës prej shtyllave të përgjegjësive tona institucionale, prezantuar nëpërmjet sktiviteteve dhe shërbimeve audio dhe audiovizive. Një pjesë e sqarimeve i referohen profesionalizimit të mediave, rregullimit të çështjes mbi mbështetjen e mediave si dhe gazetarisë së pavarur.

Padyshim, vazhdojmë të mbetemi të përkushtuar në harmonizimin e ligjeve tona me ligjet e Bashkimit Evropian!

Ministria e Shoqërisë Informatike dhe e Administratës