Njoftim: Konferenca Ministrore e Ballkanit Perëndimor mbi Reformat e Administratës Publike dhe ndarja e çmimeve për konkursin 'PA Award 2022'

Shkup, 14 shtator 2022

Shkolla Rajonale e Administratës Publike (ReSPA) dhe OECD/SIGMA, nesër më datë 15.09.2022, me fillim në ora 09:30, organizojnë konferencë ministrore të Ballkanit Perëndimor mbi Reformat e Administratës Publike, në të cilën do të drejtohen kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut – Dimitar Kovaçevski dhe ministri i Ministrisë së Shoqërisë Informatike dhe Administratës – Admirim Aliti.

Ministri Aliti, do të merr pjesë edhe në panelin ministror për të diskutuar në temën: ,,Çka mund të bëhet me shërbimet publike që më mirë t’i përmbushin kërkesat e qytetarëve?

Gjatë realizimit të Konferencës, në ceremoni solemne do të publikohen dhe do të shpërblehen fituesit e konkursit për institucionet e administratës publike të Ballkanit Perëndimor ('PA Award 2022') në kategoritë: Transformimi Digjital, Udhëheqja me Kualitet mbi Përmirësimin e Shërbimeve dhe Administratë Publike për të gjithë.

Të gjithë të interesuarit, eventin mund ta ndjekin ‘online’, nëpërmjet platformave në vijim:

https://youtu.be/Zosc8GcV-eo