Ministri Aliti mori pjesë në shënimin e Ditës së Agjencisë për Siguri Kombëtare

Shkup, 01 shtator 2022

Ministri për shoqëri informatike dhe administratë (MSHIA), Admirim Aliti me ftesë të drejtorit të Agjencisë për Siguri Kombëtare, Viktor Dimovski, sot mori pjesë në festën e shënimit të Ditës së ASK-së.

Me këtë rast, ministri Aliti  uroi të gjithë punën e këtij institucioni të sigurisë tash e tre vite, përfaqëson një faktorë në mbrojtjen dhe sigurinë kombëtare të shtetit, përkatësisht sovranitetit, lirive dhe të drejtave të gjithë qytetarëve tanë dhe institucioneve .
MSHIA është e lumtur që tashmë ka një memorandum bashkëpunimi me Agjencinë për Siguri Kombëtare dhe urojmë që bashkëpunime të tilla të ketë edhe në të ardhmen, që sa më shumë të kontribuojmë në interesat e qytetarëve dhe shtetit.