Qeveria e hapur dhe siguria kibernetike janë dy shtylla kyçe në procesin e digjitalizimit

Shkup, 30 gusht 2022

Ministri për shoqëri informatike dhe administratë (MSHIA), Admirim Aliti, sot u takua me Mark K.Dietrich- zëvendës president i East West Management Institute dhe Goran Lazarevski – Drejtor i Civic Engagement Project (CEP) të USAID.

Ministri Aliti e përshëndeti angazhimin e CEP në zbatimin e reformave strategjike, të fokusuara në llogaridhënie, transparencë, drejtësi dhe anti-korrupsion, për të avancuar reformat dhe anëtarësimin në BE.
Bashkëbiseduesit diskutuan edhe për planet dhe sfidat në drejtim të digjitalizimit, me theks të veçantë projektet në siguri kibernetike.
Aliti e theksoi rëndësinë bashkëpunimeve të deritanishme, si open government.
MSHIA do të mbetet partner dhe përkrahës i çdo iniciative në këtë drejtim, palët u pajtuan që të mbesin në kontakt, për të ndërmarrë hapa të tjerë të bashkëpunimit.