U mbajt debati i dytë publik për Ligjin për Regjistrin Qendror të Popullsisë
Shkup, 29 gusht 2022
Sot, në hapësirat e Klubit të deputetëve, në të cilën referoi ministri Admirim Aliti, u mbajt debati i dytë, që ka për qëllim konsultimin paraprak me grupet e interesit në lidhje me ligjin për Regjistrin Qendror të Popullsisë, në të cilin u diskutua për ndryshimet e mundshme në aspektin ligjor të cilat do të sjellin përmirësimin dhe funksionimin më të mire të këtij sistemi.
Përmes këtij sistemi, qytetarët informohen për të dhënat që ata kanë në institucione, kush i ka aksesuar, kur dhe në bazë të cilës rregullativë ligjore.
Vlen të potencohet se zhvillimi i një sistemi për Regjistrin Qendror të Popullsisë mbetet një nga aktivitetet kyçe të MSHIA, që përfshihet në Strategjinë për Reformat në Administratë Publike 2018-2022, në përpjekje për rritje të efikasitetit të administratës publike.
Duke theksuar se debate të tilla janë në interes të ndërmarrjes së hapave progresiv, ministri Aliti falënderoi të gjithë pjesëmarrësit të cilët kontribuan me idetë dhe pikëpamjet e tyre në këtë drejtim.