Takim pune Aliti-Damico

Shkup, 26 gusht 2022

Ministri për shoqëri informatike dhe administratë (MSHIA), Admirim Aliti sot kishte një takim pune me z.Cedric Damico - Drejtor i kompanisë IDEMIA për Evropë, e cila është një kompani  lidere në ofrimin e shërbimeve, produkteve dhe programeve të sofistikuara teknologjike për kompanitë dhe qeveritë.

Bashkëbiseduesit  folën për mundësit e bashkëpunimit, ku u prezantuan tekonologjitë dhe sistemet e kompanisë, të cilat lidhen me siguri të të dhënave, identifikim biometrik, sigurimin e hapësirave publike dhe shumë shërbime tjera, të cilat mundësojnë një mjedis më të sigurte për qytetarët dhe qeveritë.
Aliti dhe Damico u pajtuan që  të vazhdojnë të takohen dhe në të ardhmen, për hapa konkret të bashkëpunimit.