Takim pune në sferën e sigurisë kibernetike
Shkup, 25 gusht 2022
Ministri për shoqëri informatike dhe administratë (MSHIA), Admirim Aliti, së bashku me zëvendës kryeministren Slavica Grkovksa, si dhe përfaqësuesit e USAID dhe e-Government Academy, realizuan një takim pune mbi aktivitetet aktuale në fushën e sigurisë kibernetike.
Në këtë takim u diskutua për aktivitetet drejt përmirësimit e infrastrukturës së informacionit, u prezantua analiza e modeleve aktuale për një qeverisje të sigurte si dhe u theksua nevoja e zgjerimi i fushëveprimit me qëllim të përfshirjes së më shumë sektorëve.
Gjithashtu, bisedohej edhe për rëndësinë dhe përpjekjet në draftimin e strategjisë dhe ligjit për siguri kibernetike ndërsa, palët u pajtuan që takimet e tilla do të jenë një traditë edhe në të ardhmen.