Ministri Aliti u takua me ambasadoren e Suedisë, Bengson

Shkup, 25 gusht 2022

Ministri për shoqëri informatike dhe administratë (MSHIA), Admirim Aliti, sot ka pasur një takim lamtumire  me ambasadoren e Suedisë,  Shkëlqesinë e Saj, znj. Kristin Forsgren Bengtson. 

Duke rikonfirmuar edhe njëherë marrëdhëniet e mira mes dy vendeve, bashkëbiseduesit theksuan se do të vazhdojnë bashkëpunimet në mbështetje të integrimeve euro-atlantike dhe rritjes së mirëqenies së qytetarëve.
Në prag të përfundimit të mandatit të Ambasadores, ministri Aliti i shprehu mirënjohje për kontributin e saj të deritanishëm në zhvillim të raporteve të mira bilaterale, e veçanërisht në angazhimin për të ngritur nivelin e demokracisë dhe barazisë në vend, si dhe i uroi suksese të mëtejshme në misione të reja të saj.