Ministri Aliti u takua me ambasadorin e Republikës së Kosovës, Florian Qehaja
Shkup, 24 gusht 2022
 
Ministri për shoqëri informatike dhe administratë (MSHIA), Admirim Aliti, sot u takua me  Ambasadorin e Republikës së Kosovës në Shkup, Shkëlqesinë e tij, z. Florian Qehaja.
Aliti dhe Qehaja, rikonfirmuam marrëdhëniet e mira mes dy shteteve dhe theksuam rëndësinë e mbështetjes reciproke, ndërsa diskutimin e vazhduan mbi situatën dhe sfidat aktuale, si dhe për planet dhe projektet e ardhshme të cilat thellojnë  relacionet mes dy vendeve.
Gjatë takimit, Aliti informoi për përgjegjësitë dhe detyrat e MSHIA-së, e në veçanti për projektet në sferën e digjitalizimit, të cilat paraqesin përpjekje për efikasitetin dhe profesionalizmin e një administrate publike, e cila lehtëson jetën e qytetarëve dhe institucioneve.
Aliti dhe Qehaja u pajtuan që të takohen edhe më andej për të krijuar hapësira për bashkëpunime konkrete.