Takim pune Aliti-Ivanovska
Shkup, 17 gusht 2022
 

Ministri për shoqëri informatike dhe administratë (MSHIA), Admirim Aliti sot u takua me znj. Biljana Ivanovska- presidente e Komisionit Shtetërorë për Parandalim të Korrupsionit si dhe anëtarë të tjerë të këtij komisioni.

 
Bashkëbiseduesit folënpër planet e ardhshme dhe mundësitë e bashkëpunimit.
 
 
Aliti e informovoi për përpjekjet për një administratë publike profesionale që ofron shërbime cilësore për qytetarët.
 
Rëndësia e një qendre për trajnime, akademisë e-Learning dhe digjitalizimit në zhvillimin e një administrate të tillë efikase dhe efektive, të bazuar në integritet, transparencë dhe profesionalizëm ishte fokusi i diskutimeve.
 
 
Aliti theksoi se MSHIA është në gatishmëri të plotë dhe mbështet çdo bashkëpunim në këtë drejtim.
 
Palët u pajtuan që takime të tilla produktive të vazhdojnë dhe në të ardhmen.