Aliti realizoi një takim pune me drejtorin e Agjencisë për Kadastër të Patundshmërive, Tunxhev
Shkup, 1 gusht 2022
 
Ministri për shoqëri informatike dhe administratë (MSHIA), Admirim Aliti, sot u takua me drejtorin e Agjencisë për Kadastër të Patundshmërive, Boris Tunxhev. 
 
“ Me drejtorin diskutuam për mundësitë e bashkëpunimit dhe përpjekjet në digjitalizimin e shërbimeve, në mënyrë që të lehtësohet puna e institucioneve dhe jeta e qytetarëve”, deklaroi ministri Aliti.
 
Aliti theksoi se MSHIA është e hapur dhe mirëpret çdo bashkëpunim me të cilin rritet efikasiteti i punës së institucioneve publike.
 
 
Palët u pajtuan që takimet ti vazhdojnë dhe në të ardhmen.