Ministri Aliti – pjesë e eventit të sotëm historik në Bruksel

Bruksel, 19 korrik 2022

Ministri i Ministrisë së Shoqërisë Informatike dhe Administratës – Admirim Aliti, morri pjesë në evendin e sotëm historik në Bruksel, në selinë e Bashkimit Evropian, si pjesë e delegacioni qeveritar, në konferencën e parë ndërqeveritare me Bashkimin Evropian në hapjen e procesit të negociatave për pranimin e Maqedonisë së Veriut në Bashkimin Evropian.

Ministri theksoi se Maqedonia e Veriut me dekada e ka pritur këtë ditë historike dhe pas heqjes së vetos nga Bullgaria, u mundësua nisja e hapjes së negociatave për anëtarësimin e vendit në BE.

Në Evropë, në këtë shoqëri demokratike, po shkojmë të bashkuar si një trung dhe si një shoqëri multikulturore e cila i kultivon vlerat e demokracisë, të drejtësisë dhe të mirëqenies. Mëngjesin e sotëm, Ursula von der Layen theksoi se vendi ynë së shpejti do t’i fillojë negociatat me BE-në për FRONTEKS dhe marrëveshjet e tjera, të cilat do ta lehtësonin jetesën e qytetarëve të Maqedonisë së Veriut. Puna dhe qëllimet tona si Qeveri e Republikës së Maqedonisë së Veriut, synojnë që jetesa e qytetarëve tanë të lehtësohet dhe sidomos është e rëndësishme që në këto kohëra të krizës ekonomike të kemi lajme të tilla kaq të mira”, potencoi ministri Aliti.

Ministri bëri të ditur se si pjesë e Bashkimit Evropian, ne duhet që të punojmë bashkërisht për sigurimin e paqes, drejtësisë dhe mirëqenies së të gjithë qytetarëve duke i respektuar dallimet e tyre mbi çfarëdo baze.

 

Ministria e Shoqërisë Informatike dhe e Administratës