Aliti-Jafarov: Kemi në plan avancimin e sistemeve elektronike
Baku, 30.06.2022
Ministri për shoqëri informatike dhe administratë (MSHIA), Admirim Aliti, gjatë qëndrimit të tij në Baku, Azerbejxhan, e vizitoi Qendrën për Zhvillim të “E-Government” dhe takoi drejtorin e kësaj qendre, z.Fariz T.Jafarov.

Në këtë takim, biseduan për mundësitë, përparësitë si dhe rëndësinë e zhvillimit të përdorimit të “e-government” në thjeshtëzimin dhe lehtësimin e proceseve për qytetarët.
Planet për të ardhmen, përpjekjet tona në avancimin e sistemeve elektronike, funksionimi dhe implementimi i tyre në praktikë ishin njashtu fokus i diskutimeve tona.

Suksesi që ka pasur Agjencia Shtetërore për Shërbime Publike dhe Inovacione Shoqërore nën Presidencën e Republikës së Azerbejxhanit në këtë drejtim, është një indikator që dëshmon cilësi në shërbime.
Bashkëbiseduesit u pajtuan se duhet që të vazhdojnë bashkëpunimin dhe se do të janë në kontakt për hapa konkret.
