Aliti-Mehdiyev: Digjitalizimi dhe inovacionet në shërbimet publike janë nevojë urgjente
Baku, 30.06.2022
Ministri i shoqërisë informatike dhe administratës (MSHIA), Admirim Aliti, sot në Baku u takua me kryetarin e Agjencisë Shtetërore për Shërbime Publike dhe Inovacione shoqërore nën presidencën e Republikës së Azerbejxhanit, z.Ulvi Mehdiyev.

Në takimin që ishte tejet konstruktiv, biseduan për sferën e digjitalizimit dhe inovacioneve në proceset dhe shërbimet publike si nevojë e domosdoshme.

Shkëmbyen ide të ndryshme që kanë të bëjnë me mirëqenien e qytetarëve, bizneseve dhe shtetit.
Përvoja e Azerbejxhanit në këtë drejtim është e dobishme edhe për ne, në realizimin dhe implementimin e projekteve tona.

Fokus i diskutimit ishin mundësitë e bashkëpunimit duke thelluar raportet e mira midis dy shteteve.
Aliti e falënderoi kryetarin për ftesën dhe gatishmërinë për të ndarë përvojën e tyre dhe ramë dakord që bashkëpunimet tona të ardhshme të formalizohen.