Aliti: Jemi duke menduar një model për përkrahjen e vazhdueshme të medieve të shkruara
Shkup, 24 qershor 2022
 
Ministri i shoqërisë informatike dhe administratës, (MSHIA), Admirim Aliti, sot mori pjesë në debatin publik për mediet e shkruara, nën organizim të Sekretariatit të përgjithshëm të Qeverisë në bashkëpunim me MSHIA si dhe Asociacionit për mbrojtjen e medieve nacionale të shkruara.
 
 
 
“ Me këtë rast, zhvillimi i teknologjive të reja e ndryshoi realitetin në hapësirën mediale që u pa në cilësinë e informimit sidomos në qëndrueshmërinë financiare të medieve të shkruara. Pikërisht për shkak të kësaj, Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut nga viti 2018, përmes programeve vjetore siguron përkrahje financiare për mediet e shkruara, ndërsa tashmë është duke menduar edhe për një model për përkrahje sistematike. “, deklaroi ministri Aliti dhe shtoi:
Në një shoqëri demokratike qytetarët duhet që të kontribuojnë në proceset të cilët ato i tangojnë. Liria e shprehjes paraqet një bazë themelore për zhvillimin e demokracisë.
 
 
Vetëm medie të lira, pluralë dhe të pavarura mund që të garantojnë demokracinë.
 
Mediet e lira dhe të pavarura mundësojnë ndjekjen e çështjeve publike dhe politike, ofrojnë komente dhe mendime, kontribuojnë drejt vendosjes së agjendës politike dhe formimit të opinionit publik.