Ministri Aliti priti në takim pune drejtorin e Entit Shtetëror për Statistika
Shkup, 17.06.2022
Ministri i shoqërisë informatike dhe administratës (MSHIA), Admirim Aliti sot priti në një takim pune, drejtorin e Entit Shtetëror për Statistika, Apostoll Simovski.
Biseduam për procesin e digjitalizimit se sa është i rëndësishëm i njëjti në funksionalizimin e shërbimeve ndaj qytetarëve sidomos të shërbimeve që ofron ministria e jonë dhe Enti Shtetëror për Statistika.

Rritja e kapaciteteve digjitale u dëshmua si një hap i nevojshëm sidomos gjatë procesit të regjistrimit të popullsisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut.
Aliti dhe Simovski njashtu biseduan edhe për mundësitë e ndërtimit të sistemit CRN si dhe analizuam edhe sfera të përbashkëta bashkëpunimi në të ardhmen.
U dakorduan që të takohen edhe në të ardhmen.