Takim pune me drejtorin e Entit Shtetëror për Revizion

Shkup, 17.06.2022

Ministri i shoqërisë informatike dhe administratës (MSHIA), Admirim Aliti, sot ka pritur në takim pune drejtorin e Entit Shtetëror për Revizion, Maksim Acevski.

Aliti dhe Acevski biseduan për procesin e digjitalizimit si dhe reformat në administratën publike të cilat janë duke rrjedhur sipas dinamikës së përcaktuar.

Dy bashkëbiseduesit i shqyrtuan mundësitë e bashkëpunimit midis dy institucioneve me qëllim që procesi i digjitalizimit të hap rrugën e krijimit të shërbimeve më efektive për qytetarët e Republikës së Maqedonisë së Veriut.
 
U pajtuan që edhe në të ardhmen të takohen.