Ministri Aliti u takua me themeluesin e EGA, Linar Viik
Talin, 15.06.2022
 

Ministri për shoqëri informatike dhe administratë (MSHIA), Admirim Aliti, sot në margjinat e konferencës Forumi për Siguri Digjitale Ballkani Perëndimor, u takua me Linnar Viik, anëtar i këshillit për këshillim digjital të presidentit të Estonisë, mr. Alar Karis si dhe themelues i EGA (E-Governance Academy).

 
Aliti dhe Viik diskutuan në lidhje me digjitalizimin dhe ndikimin e këtij procesi në marrëdhëniet në mes të qytetarëve dhe institucioneve.
 
 
Dy bashkëbiseduesit shqyrtuan mundësitë e bashkëpunimit në sferën e investimeve inovative.
 
Temë diskutimi ishte edhe krijimi i identitetit digjital dhe mundësia e shfrytëzimit të tij gjatë komunikimit me institucionet shtetërore.