Ministri Aliti u takua me ambasadoren për digjitalizim Nele Leosk
Talin, 15.06.2022
 
Ministri për shoqëri informatike dhe administratë (MSHIA), Admirim Aliti, sot në margjina të konferencës Forumi për Siguri Digjitale Ballkani Perëndimor që po mbahet në Talin të Estonisë, u takua me ambasadoren për digjitalizim të Estonisë, shkëlqesinë e saj, Nele Leosk.
 
Në këtë takim Aliti dhe Leosk biseduan për rrolin e ambasadorit për digjitalizim në kuadrin e sistemit politik dhe rëndësinë e tij në proceset e digjitalizimit.
 
 
Dy bashkëbiseduesit, i shqyrtuan mundësitë e bashkëpunimit me institucionet tjera ku bashkëpunimi do të kanalizohet përmes ambasadores.
 
Ministri Aliti e informoi ambasadoren për aktivitetet e ministrisë si dhe planet për të ardhmen.
 
Bashkëbiseduesit u pajtuan që të takohen edhe në të ardhmen.