Balkathon 3.0: RCC i mbështet zgjidhjet më të mira digjitale në Ballkanin Perëndimor

Këshilli i Bashkëpunimit Rajonal (RCC- Regional Cooperation Council), e publikoi Edicionin e tretë të garës rajonale - Balkathon.

Aplikimet janë të hapura prej më datë 6 maj deri më datë16 korrik 2022, deri në ora 12:00 (CET+1).

Këtë vit RCC-ja trajton tematika të ndryshme, ndërsa për secilën tematikë, fituesi/t do të shpërblehen me çmimin prej 10.000 euro.

Duke e ndjekur praktikën e garave të mëparshme të Balkathon-it, evaluimi do të zbatohet me mbështetjen e bizneseve dhe profesionistëve të TIK-ut nga ekonomitë e Ballkanit Perëndimor dhe RCC-ja.

Ekipet, inkurajohen që të përfshijnë në mesin e anëtarëve të tyre individë të kualifikuar, kompani të TIK-ut, studentë, organizata joqeveritare, institucione arsimore, start-up kompani, etj.

Informacione më të detajuara mund të gjeni në:

https://www.rcc.int/news/761/balkathon-30-info-session-set-for-friday-27-may-2022

https://rcc.int/balkathon