Ministri Aliti mori pjesë në panel diskutimin për 5G toolbox
Bruksel, 08.06.2022
 
Ministri për shoqëri informatike dhe administratë (MSHIA), Admirim Aliti, sot mori pjesë në panelin e diskutimeve për Aktin e sigurisë kibernetike të BE-së, direktivën NIS dhe 5 G toolbox në kuadrin e dialogut rregullator ndërmjet Bashkimit Evropian dhe shteteve të Ballkanit Perëndimor.
 
 
 
Para të pranishmëve, Aliti, e prezantoi gjendjen momentale në këtë sferë në Republikën e Maqedonisë së Veriut, planet tona si dhe aktivitetet që duhet t`i ndërmarrim në përmirësimin e gjendjes në drejtim të sigurisë kibernetike si dhe në sigurimin e konkurrencës së shëndosh në ofrimin e shërbimeve 5G.