Takim pune me Drejtorin Gjeneral të EBU
Gjenevë, 02.06.2022
 

Ministri i shoqërisë informatike dhe administratës, Admirim ALiti, sot në kornizat e qëndrimit të tij në Gjenevë, ka pasur një takim pune me Drejtorin Gjeneral të Bashkimit të Transmetuesve Evropian ( EBU-së), Noel Curran, si dhe përfaqësuesit e EBU-së : Richard Burnley, Drejtor i departamentit ligjor, Vanesa O'Connor- Drejtoreshë e Marrëdhënieve të Komunikimit dhe marrëdhënie me anëtarët, si dhe Radka Betcheva- Udhëheqëse e sektorit për marrëdhënie me anëtarët.

 
 
 
Aliti ka folur për planet dhe sfidat ne sferën e medieve, duke theksuar këtu rëndësinë e kontributit të EBU-së dhe bashkëpunimit me ta.
Aliti bashkë me bashkëbiseduesit ranë dakord që të mbesin në kontakt dhe të vazhdojnë takimet për hapa konkret.