Aktivitete të grupit punues për siguri kibernetike të infrastrukturës kritike

Shkup, 20 maj 2022

 

Sot ministri Aliti e përshëndeti punën e suksesshme dhe të mundimshme që është arritur deri më tani me Grupin punues për siguri kibernetike të infrastrukturës kritike, ku iu falënderua ekipit të USAID CIDR-DAI për ndihmën dhe përkrahjen teknike dhe ekspertuese.

Si rezultat i suksesit nga CICWG#6, MSHIA ishte nikoqir I punëtorisë ku bisedohej për definimin e parametrave për menaxhimin në lidhje me zgjerimin e sektorëve të infrastrukturës kritike në Maqedoninë e Veriut.

 

Përmes procesit interaktiv të udhëhequr nga palët e përfshira, CICWG#6 siguroi rekomandime të qarta deri te MSHIA në lidhje me menaxhimin me sigurinë kibernetike në Maqedoninë e Veriut. CICWG#7 kishte për qëllim që ta vazhdoje këtë me sigurimin e një marrëveshje për definimin e saj, që paraqet sector të infrastrukturës kritike si dhe sigurimin e bartësve të përgjegjësisë për të njëjtët.

Njëri prej prioriteteve më të larta të Ministrit dhe Ministrisë për shoqëri informatike dhe administratë është përforcimi i kapacitetit kibernetik në shtetin tonë.

CICWG  është forum i krijuar për t`i lehtësuar aktivitetet që kanë të bëjnë me rezistencën e infrastrukturës nacionale kritike për sigurinë kibernetike në Maqedoninë e Veriut. Me anëtarë bazë duke përfshirë përfaqësues nga MSHIA, MPB, MB dhe MKD-CIRT, CICËG vepron si mekanizëm për koordinim të bartësve kyç, forum për bashkëpunim dhe me qëllim definimit të infrastrukturës kritike, vlerësimin e rrezikut, planifikimit të mënyrave të largimit të rreziqeve si dhe zhvillimin dhe implementimin e mekanizmave për shpërndarjen e informacioneve.