Punëtori për përgatitjen e Strategjisë së re për RAP 2023-2030

Shkup, 13 maj 2022

Ministria e shoqërisë informatike dhe administratës në bashkëpunim me SIGMA organizoi punëtori për përgatitjen e Strategjisë për reforma në administratën publike (2023-2030).

Ministri Admirim Haliti pjesëmarrësve i dëshiroi sukses dhe punë produktive duke theksuar se reforma në administratën publike është njëra prej prioriteteve kyçe për vënien e partneritetit dhe një parakusht i rëndësishëm në procesin e integrimit evropian të Republikës së Maqedonisë së Veriut.

“Modernizimi dhe avancimi i administratës publike dhe shtetërore janë vazhdimisht aktuale dhe shikohen si bazë e përgjithshme e sektorit publik prej të cilës varen proceset dhe zhvillimi i secilës shoqëri demokratike. Të një rëndësie të madhe janë dokumentet që e vlerësojnë progresin dhe monitoringun e procesit të reformave në administratën publike në shtetin tonë, që gjenden në Raportin e Komisionit Evropian për Republikën e Maqedonisë së Veriut për vitin 2021. Raporti nga monitoringu i zbatuar nga ana e SIGMA për RMV për vitin 2021 si dhe Rekomandimet nga Grupi i specializuar për RAP për vitin 2021”, deklaroi ministri Haliti.

Gjatë dizajnimit të Strategjisë së re për RAP (2023-2030), ashtu si tha, duhet që të merren parasysh edhe rekomandimet për sferat që kërkojnë reforma plotësuese me qëllim të harmonizimit me standardet e BE-së.

Ministri Haliti e theksoi përkushtimin dhe angazhimin e fuqishëm drejt procesit të RAP dhe me këtë edhe implementimin e masave dhe aktiviteteve të parapara në katër sferat me prioritet nga Strategjia për RAP. Njëherit potencoi se procesi asnjëherë nuk është ndërprerë në drejtimin e një administrate moderne dhe efikase publike e bazuar në digjitalizim, e cila siguron shërbime cilësore dhe të shpejta për qytetarët dhe subjektet juridike.

“ Edhe pse MSHIA është institucion kompetent për udhëheqjen e procesit të RAP, për implementim të suksesshëm dhe gjithsesi për përgatitjen e Strategjisë së re për RAP është e nevojshme përfshirja e të gjitha institucioneve dhe palëve tjera të përfshira. Në këtë kontekst, MSHIA do të vazhdoje në përforcimin e bashkëpunimit ndërinstitucional, si dhe bashkëpunimin me të gjitha palët e përfshira, sidomos me sektorin qytetarë dhe organizatat ndërkombëtare në procesin e RAP, me qëllim që të sigurohen shërbime cilësore dhe të shpejta për qytetarët, pasi që reforma në administratën publike si një proces afatgjatë varet nga të gjithë ne”, përfundoi ministri Haliti.

Në grupin punues marrin pjesë përfaqësues nga ministritë dhe institucionet shtetërore si dhe përfaqësuesit nga sektori qytetar dhe organizatat ndërkombëtare me seli në Shkup, nën koordinim të MSHIA.