Ministi Aliti i pranishëm në ,,Konferencën Ndërkombëtare Rregullatore 2022” në Ohër
Ohër, 17 maj 2022
Ministri i Ministrisë së Shoqërisë Informatike dhe Administratës – Admirim Aliti, sot morri pjesë në ,,Konferencën Ndërkombëtare Rregullatore 2022” në Ohër, nën organizimin e Agjencisë së Komunikimeve Elektronike (AKE).
Në fjalimin e tij hyrës, ministri Aliti e theksoi rëndësinë e bashkëpunimit ndërmjet institucioneve qeveritare, komunitetit akademik dhe sektorit privat dhe foli për nevojitjen e bashkëpunimit ndërmjet shteteve për implementimin e suksesshëm të proceseve.
Konferenca dyditore mbahet nën sloganin: ,,Sfidat ndaj shoqërisë gigabite”, dhe mundëson platformë të gjërë për diskutime konstruktive ndërmejt pjesëmarrësve dhe palëve të interesuara.
Pjesëmarrësit kanë mundësi të shkëmbejnë përvoja dhe të diskutojnë për teknologjitë dhe trendet e reja. Ndërmjet temave për të cilat po diskutohet, janë situatat aktuale të tregut, rregullatorët, analizat dhe sfidat në lidhje me shërbimet e roamingut, 5G teknologjisë, sigurisë kibernetike dhe strategjive të sigurisë, si dhe të internetit “broadband”.