Tryeza e rrumbullakët: ,,Përshtatja e Metodologjisë ekzistuese mbi Vlerësimin e Ndikimit të Rregullores dhe përmirësimi i funksionimit të tërësishëm të sistemit mbi Vlerësimin e Ndikimit të Rregullores”

Më datë 09 maj 2022, u mbajt tryeza e rrumbullakët me temë: ,,Përshtatja e Metodologjisë ekzistuese mbi Vlerësimin e Ndikimit të Rregullores dhe përmirësimi i funksionimit të tërësishëm të sistemit mbi Vlerësimin e Ndikimit të Rregullores”, nën organizimin e Ministrisë së Shoqërisë Informatike dhe Administratës, si ministri përgjegjëse mbi udhëheqjen e procesit të Vlerësimit të Ndikimit të Rregullores (VNRR) dhe SIGMA-së. 

Nevojitja e përshtatjes së kornizës juridike aktuale mbi VNRR-në, nevojitjet reale, si dhe idetë mbi përmirësimin e tërësishëm të funksionimit të sistemit mbi VNRR-në në Republikën e Maqedonisë së Veriut, ishin lëndë e dikutimit të kësaj tryeze të rrumbullakët.

Në takim, në mënyrë aktive morrën pjesë përfaqësuesit e ministrive resoriale (koordinatorët e VNRR-së dhe zëvendësit e tyre, praktikuesit të cilët rregullisht merren me përgatitjen e ligjeve dhe raporteve mbi VNRR-në).

Procesi i VNRR-së, në mënyrë aktive është i pranishëm pothuajse 10 vite në vendin tonë dhe aktualisht është mirë të shqyrtohen leksionet e marra dhe të planifikohet avancimi i tij.
Ministria e Shoqërisë Informatike dhe Administratës dhe SIGMA kanë realizuar një lloj ankete në fund të vitit 2021dhe fillimin e vitit 2022 për marrjen e informacioneve kthyese mbi përvojat e ministrive resoriale gjatë implementimit të VNRR-së. Në bazë të rezultateve të marra nga anketa dhe nga informacionet e tjera kthyese, u përgatitën përshtatje të Metodologjisë dhe të Raportit, të cilat u prezantuan në tryezën e rrumbullakët, me qëllim që të sqarohet arsyeja pas përshtatjes dhe të përcaktohet përshtatshmëria e tyre.

Gjithashtu, SIGMA e ka përfunduar monitorimin e rregullt të administratave të Ballkanit Perëndimor nga fundi i vitit 2021. Sipas kësaj, gjatë takimit me ekspertët e SIGMA-së, i ndanë konstatimet kyçe duke u fokusuar në krijimin e politikave bazuar në prova – si për Maqedoninë e Veriut ashtu edhe për rajonin. Në diskutimin e mëtejshëm u përcaktuan idetë mbi përmirësimet e mundshme të sistemit mbi VNRR-në në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe hapat e mëtejshëm.

Ministria e Shoqërisë Informatike dhe e Administratës