Takim pune i ministrit Aliti me ambasadoren e Mbretërisë së Suedisë - ekselencën e saj Kristin Forsgren Bengtsson
Shkup, 03 maj 2022
Ministri i Ministrisë së Shoqërisë Informatiek dhe Administratës - Admirim Aliti, sot realizoi takim pune me ambasadoren e Mbretërisë së Suedisë - ekselencën e saj Kristin Forsgren Bengtsson.
Ministri i prezantoi ambasadores projektet aktuale në lidhje me Reformat e Administratës Publike dhe të Digjitalizimit, sfidat kryesore në këtë kontekst, si dhe pasqyroi angazhimin rigoroz të efikasitetit dhe të profesionalizimit të administratës.
Në fokusin e diskutimeve ishte rëndësia e ndryshimeve ligjore me të cilat rregullohet puna e administratës, përforcimi i institucioneve publike të riorganizimit, ndaj të cilave ambasadorja e Mbretërisë së Suesdisë shprehu mbështetje të fuqishme.
Në aspekt të digjitalizimit, u potencua se ky proces është i rëndësishëm me qëllim të funksionimit transparent të institucioneve dhe shërbimeve më të mira ndaj qytetarëve.
Në takimin e punës u diskutua edhe rreth mundësive në aspekt të thellimit të bashkëpunimit, i cili do të vazhdojë edhe më tej. Ministri Aliti iu falënderua amabsadores Kristin Forsgren Bengtsson në lidhje me takimin dhe njëkohësisht edhe për mbështetjen e vazhdueshme, të cilën Mbretëria e Suedisë ia ofron vendit tonë.
Ministria e Shoqërisë Informatike dhe e Administratës