Shpërblime për institucionet e administratës publike të Ballkanit Perëndimor – thirrja është e hapur deri më datë 15 qershor 2022

ReSPA dhe OECD/SIGMA, i ftojnë institucionet e administratës publike të Ballknait Perëndimor, të parashtrojnë iniciativat e orientuara drejt përmirësimit të shërbimeve ndaj qytetarëve dhe të fitojnë shpërblime të vlefshme!

Motoja e garës ,,Shërbime më të mira publike për jetesë më të mirë të qytetarëve”, më së miri e shpreh dëshirën e organizatorëve për t’i theksuar të gjitha ato iniciativa të cilat janë të përshtatshme për nevojat e qytetarëve dhe të cilat kanë ndikuar në jetesën më të mirë të tyre që mund t’i frymëzojnë të tjerët në rajon për të implementuar përvoja të njëjta ose të ngjashme.

Shpërblimet do të jenë të përshtatshme ndaj nevojave të fituesve dhe do të përfshijnë udhëtime edukative në vendet e BE-së dhe të Rajonit.

 

Informacione më të detajuara janë të disponueshme në vijim në linkun.

 

Ministria e Shoqërisë Informatike dhe e Administratës