Mbahet takimi i dytë i Këshillit mbi koordinimin dhe monitorimin e procesit të Partneritetit të Qeverisjes së Hapur 2021-2023

Shkup, 29 prill 2022

Më datë 29 prill 2022, u mbajt video-sesioni i dytë i Këshillit mbi koordinimin dhe monitorimin e procesit të Partneritetit të Qeverisjes së Hapur 2021-2023. Në seancë u shqyrtuan, u diskutuan dhe u vendosën në votim pikat kyçe mbi funksionimin e Këshillit, si miratimi i Rregullores së punës së Këshillit dhe zgjedhja e ko-kryetarëve të Këshillit. Anëtarët e Këshillit u informuan për situatat aktuale mbi Partneritetin e Qeverisjes së Hapur (PQH) për projektin ,,Mbështetja e procesit mbi implementimin dhe monitorimin e Planit Nacional Aksional mbi Partneritetin e Qeverisjes së hapur 2021-2023” edhe për aktivitetet lidhur me Parlamenitin e hapur dhe Gjyqësorin e hapur.

Në seancë, në mënyrë aktive morrën pjesë 13 anëtarë dhe 2 zëvendësanëtarë të Këshillit, përfaqësues të organeve të pushtetit shtetëror dhe të organizatave qytetare. Koordinatorja nacionale e Republikës së Maqedonisë së Veriut mbi PQH-në – Gordana Gapiq Dimitrovska, kishte rolin e organizatores dhe të kryesueses në këtë seancë.

Pas aprovimit të Propozim-rendit të ditës dhe aprovimit të Procesverbalit të Seancës Konstituive të Këshillit, të mbajtur më datë 11.03.2022, anëtarët e Këshillit e shqyrtuan dhe e miratuan Rregulloren e Punës së Këshillit. Për miratimin e Procesverbalit dhe të Rregullores së Punës u zbatua votimi elektronik.

Anëtarët e Këshillit, në mënyrë elektronike i zgjodhën edhe dy ko-kryetarët e Këshillit – një prej anëtarëve i cili i përfaqëson organet e pushtetit shtetëror dhe një prej anëtarëve i cili i përfaqëson organizatat qytetare. Nga të nominuarit, dy përfaqësues janë nga institucionet dhe dy përfaqësues janë nga organizatat qytetare. Këshilli i votoi ko-kryetarët e saj: Gordana Gapiq Dimitrovska nga Ministria e Shoqërisë Informatike dhe e Administratës dhe Ivona Stalevska nga Fondacioni Shoqëri e Hapur – Maqedoni.

* * *

 

Këshilli mbi koordinimin dhe monitorimin e Procesit të Partneritetit të Qeverisjes së Hapur 2021-2023 është trup këshillëdhënës mbi Partneritetin e Qeverisjes së Hapur të Republikës së Maqedonisë së Veriut mbi koordinimin dhe monitorimin e zhvillimit dhe implementimit të planeve aksionale, me rol këshillëdhënës dhe vendimmarrës në të gjitha fazat e procesit të Partneritetit të Qeverisjes së Hapur në ciklin e planifikimit, në zhvillimin e planeve aksionale dhe në implementimin, monitorimin dhe njoftimin e planeve aksionale.

Këshilli mbi Partneritetin e Qeverisjes së Hapur është i përbërë prej 16  anëtarë me numër të barabartë të anëtarëve nga institucionet e pushtetit shtetëror dhe nga shoqëria qytetare.

Këshilli mbi koordinimin dhe monitorimin e Procesit të Partneritetit të Qeverisjes së Hapur dhe Grupi punues për implementimin e Planit Nacional Aksional mbi Partneritetin e Qeverisjes së Hapur, të formuar me Aktvendim nga ana e ministrit të Shoqërisë Informatike dhe Administratës e paraqesin strukturën mbi koordinimin, monitorimin dhe implementimin e procesit të Partneritetit të Qeverisjes së Hapur në Republikën e Maqedonisë së Veriut.

Partneriteti i Qeverisjes së Hapur është iniciativë ndërkombëtare e cila synon drejt sigurimit të angazhimeve konkrete, të inkurajojë pjesëmarrjen qytetare, luftën kundër korrupsionit dhe përdorimin e teknologjive të reja, me qëllim që të përforcohet qeverisja/udhëheqja e mirë.

Vendi ynë është anëtare e iniciativës nga viti 2011 dhe ka miratuar katër Plane Nacionale Aksionale (në vitet 2012, 2014, 2016 dhe 2018). Koordinatore e aktiviteteve qeveritare mbi Partneritetin e Qeverisjes së Hapur është Ministria e Shoqërisë Informatike dhe e Administratës.

 

Ministria e Shoqërisë Informatike dhe e Administratës