Zëvendësministri Aleksandar Bajdevski mori pjesë në takimin e punës në Agjencinë e Komunikimeve Elektronike, kushtuar mundësive mbi uljen e roamingut me Republikën e Bullgarisë
Shkup, 28 prill 2022
Mundësitë e uljes së çmimeve mbi shërbimet e roamingut ndërmjet Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Republikës së Bullgarisë, ishin temat e takimit të sotëm, në të cilin mori pjesë zëvendësministri i Ministrisë së Shoqërisë Informatike dhe Administratës - Aleksandar Bajdevski dhe Diljan Berkovski – zëvendësministër i Ministrisë së Transportit dhe Lidhjeve të Republikës së Bullgarisë.
Në takimin e zhvilluar në hapësirat e Agjencisë së Komunikimeve Elektronike, morrën pjesë edhe drejtori i AKE-së Jeton Akiku, si dhe ekspertë dhe përfaqësues të lartë të dy vendeve.
Bashkëbiseduesit, diskutuan rreth planeve dhe aktiviteteve të ardhshme, me çka u dakorduan se ulja e çmimeve të roamingut do të jetë në dobi të dy vendeve dhe do të sjellë përfitime si për qytetarët, ashtu edhe për bizneset.
Ministria e Shoqërisë Informatike dhe e Administratës