Ministri Aliti u takua me drejtoreshën e re të ReSPA-së

Shkup, 27 prill 2022

Aktivitetet aktuale dhe të ardhshme të MSHIA-së në aspekt të Reformës së Administratës Publike dhe digjitalizimit, si dhe proceset e tjera reformuese në rrugën drejt BE-së, ishin tematikat e takimit sotëm të punës, të realizuar ndërmjet ministrit të Ministrisë së Shoqërisë Informatike dhe Administratës - Admirim Aliti dhe drejtoreshës së re të ReSPA-së (Shkollës Rajonale të Administratës Publike) Maja Hanxhiska Trendafilova.

U konstatua se proceset reformuese po realizohen në drejtimin e duhur, ku nga ana e drejtoreshës së ReSPA-së u theksua se mbështetja e fuqishme do të vazhdoje edhe në periudhën e ardhshme.

ReSPA është organizatë ndërkombëtare e krijuar me iniciativën e Bashkimit Evropian si dhe vendeve të Ballkanit Perëndimor. Baza e punës së saj është nxitja dhe përforcimi i bashkëpunimit rajonal ndërmjet vendeve-anëtare në sferën e administratës publike, të udhëheqjes me burimet njerëzore si dhe të reformës së institucioneve shtetërore.

 

Ministria e Shoqërisë Informatike dhe e Administratës