Takim pune me përfaqësuesen e lartë të Unionit Evropian Radiodifuziv

Shkup, 27 prill 2022

Ministri i Ministrisë së Shoqërisë Informatike dhe Administratës – Admirim Aliti, sot realizoi takim pune me Radka Betçeva – Udhëheqëse për Marrëdhënie me anëtarë dhe komunikime për Evropën Lindore, në Drejtorinë pranë EBU (Unionit Radiodifuziv Evropian).

Në takim u diskutua mbi riorganizimin e administratës, situatën me shërbimin publik mediatik RTM, sfidat lidhur me riorganizimin e administratës, si dhe për nevojitjen e ndryshimit të ligjeve dhe planeve të ardhshme në këtë kontekst.

Ministri Aliti, iu falënderua Betçevës për vizitën dhe gatishmërinë e saj për të ndihmuar në këtë proces. Të dy bashkëbiseduesit u dakorduan se komunikimi edhe më tej do të zhvillohet në nivel të rregullt.