Ministri Aliti mori pjesë në ceremoninë e pranim-dorëzimit të funksionit të rektorit të Universitetit ,,Nënë Tereza”

Shkup, 26 prill 2022

Ministri i Ministrisë së Shoqërisë Informatike dhe Administratës - Admirim Aliti, sot ishte i pranishëm në ceremoninë e pranim-dorëzimit të funksionit të rektorit të Universitetit ,,Nënë Tereza” në Shkup.

Ministri Aliti, në emër të Qeverisë iu falënderua rektorit të deritanishëm Dr.Azis Pollozhanit për punën e tij që nga themelimi i Universitetit e deri më sot, njëkohësisht i dëshiroi shumë suksese rektorit të ri, akademikut Izet Zeqiri. Gjithashtu, ministri e theksoi përkrahjen ndaj Universitetitint mes tjerash edhe në raport me cilësinë e arsimit si dhe me ngritjen e kapaciteteve për hulumtimet shkencore.

“Ne si Qeveri, jemi partnere e Universitetit ,,Nënë Tereza" në arritjen e këtyre qëllimeve”, potencoi ministri Aliti.

 

Ministria e Shoqërisë Informatike dhe e Administratës