Takim pune me Shoqatën e Gazetarëve të Maqedonisë dhe me Këshillin mbi Etikën e Mediave

Shkup, 20 prill 2022

Ministri i Ministrisë së Shoqërisë Informatike dhe Administratës – Admirim Aliti, sot realizoi takim pune me Kryetarin e Shoqatës së Gazetarëve të Maqedonisë (SHGM) – Mlladen Çadikovski dhe me Kryetaren e Këshillit Drejtues për Etikë në Media në Maqedoni (KEMM) – Katerina Sinadinovska.

Mes temave të diskutimit, ishin mundësitë e bashkëpunimit dhe gjendja e sferës mediatike.

Ministri Aliti, potencoi se është i gatshëm të ndihmojë dhe të kontribuojë në aspekt të mbështetjes dhe të mbrojtjes së mediave, të cilat promovojnë vlera kulturore dhe edukative.

Bashkëpunimi dhe takimet konstruktive të punës do të vazhdojnë edhe në të ardhmen.

Ministria e Shoqërisë Informatike dhe e Administratës