Takim pune me përfaqësuesit e kompanisë SAP

Shkup, 20 prill 2022

Në takimin e sotëm të punës, të realizuar ndërmejt ministrit të Ministrisë së Shoqërisë Informatike dhe Administratës - Admirim Aliti dhe përfaqësuesve të kompanisë SAP, u bisedua rreth mundësive të bashkëpunimit në sferën e digjitalizimit.

Në takim u theksua roli i rëndësishëm i transformimit digjital, mes tjerash edhe në raport me avancimin e punës në administratë. Në këtë kontekst, nga ana e kompanisë u prezantuan produkte, module dhe shërbime që lidhen me digjitalizimin. Bashkëbiseduesit u dakorduan se shfrytëzimi i mjeteve dhe platformave digjitale rrit efikasitetin dhe efektivitetin e shërbimeve ndaj qytetarëve.

 

Njëkohësisht, ministri Aliti e përsëriti synimin e tij të fuqishëm për një administratë profesionale, të përkrahur nga digjitalizimi intensiv, struktura optimale, si dhe nga proceset dhe teknikat inovative.

Në fund të këtij takimi u theksua se komunikimi do të vazhdojë edhe në të ardhmen përmes aktiviteteve dhe ideve konkrete.  

 

Ministria e Shoqërisë Informatike dhe e Administratës