Takim pune me ,,Semos Education”

Shkup, 18 prill 2022

Trajnimet e avancuara në sferën e IT-së dhe zhvillimi i aftësive informative dhe komunikuese të nëpunësve administrativë, në institucionet në nivel qendror dhe lokal, ishin në fokusin e takimit të sotëm, të realizuar ndërmjet ministrit të Ministrisë së Shoqërisë Informatike dhe Administratës - Admirim Aliti dhe drejtoreshës së Qendrës edukative “Semos Education” - Valentina Taseva.

 

Ministri Aliti, e potencoi rëndësinë e avancimit të vazhdueshëm dhe arritjes të njohurive të reja për nëpunësit administrativë. Në këtë kontekst, theksoi nevojitjen e edukimeve shtesë në sferën e IT-së dhe krijimin e një 'qendre trajnuese' për implementimin e agjendës afatgjate. Gjithashtu, ministri u interesua për realizimin e akademive dhe certifikimin eventual në lidhje me ndjekjen e trajnimeve.

Në bazë të rrjedhës së diskutimeve, bashkëbiseduesit u dakorduan se është e nevojshme që të vazhdohen takimet e tilla dhe aktivitetet në aspekt të vendosjes së bashkëpunimit.

 

Ministria e Shoqërisë Informatike dhe e Administratës