Aliti dhe Dimovski nënshkruan Memorandum Bashkëpunimi mbi Platformën e Interoperabilitetit

Projektet për digjitalizim dhe roli i MSHIA-së në këtë pjesë, kanë qenë tematikat e takimit të sotëm ndërmjet ministrit të Ministrisë së Shoqërisë Informatike dhe Administratës - Admirim Aliti dhe drejtorit të Agjencisë së Sigurisë Nacionale - Viktor Dimovski, të cilët nënshkruan Memorandum Bashkëpunimi ndërmjet dy institucioneve.

Bëhet fjalë për përfshirjen në platformën e interoperabilitetit, për të cilën të dy bashkëbiseduesit u dakorduan se shkëmbimi i të dhënave në këtë mënyrë do ta rrisë efikasitetin gjatë punës. Rrjedha e papenguar e informacioneve nëpërmjet platformës së interoperabilitet, do ta reduktojë kohën e nevojshme për bartjen e informacioneve ndërmjet institucioneve.

Qëllimi  është, siç theksoi ministri Aliti, që në platformën e interoperabilitet të përfshihen një numër i konsiderueshëm i institucioneve.

 

Ministria e Shoqërisë Informatike dhe e Administratës