Ministri Aliti po realizon vizitë disa ditore në Talin të Estonisë

13 Prill 2022

Sot, në kuadër të vizitës në Talin të Estonisë, ministri i Ministrisë së Shoqërisë Informatike dhe Administratës realizoi takim me Drejtorin Gjeneral për Informacion (GCIO) dhe Zëvendëssekretarin Gjeneral për Zhvillim Digjital pranë Ministrisë për Çështje Ekonomike dhe Komunikim Luukas Kristijan.

 

Fokusi i takimeve dhe bisedave ishte në çështjet e cyber-security, interoperabilitetit, përcjellur me informacione nga e-shëndetësia dhe e-zgjedhjet. Poashtu, u realizuan takime edhe në Ministrinë e Drejtësisë dhe Ministrinë për Çështje Ekonomike dhe Komunikim të Estonisë.

Kjo vizitë po realizohet me ftesë të Fondacionit Metamorfozis, e mundësuar përmes programit Rritja e pjesëmarrjes civile në Agjendën Digjitale - ICEDA, zbatuar nga Fondacioni Metamorfozis.

Ministria e Shoqërisë Informatike dhe e Administratës