Thirrje e hapur - konsultim publik mbi sistemet e avancuara të TIKUT për menaxhim elektronik me dokumentet

Ministria e Shoqërisë  Informatike dhe Administratës, si një institucion udhëheqës për zhvillimin e shoqërisë  informatike në vendin tonë, 10 vitet e fundit menaxhon me sistem të centralizuar të menaxhimit të dokumenteve elektronike. Përpunimi i fundit i sistemit është bërë në vitin 2018 përmes të cilit është krijuar një sistem i modernizuar që funksionon në një mjedis 'cloud'. Rreth 70 mijë dokumente në muaj në 20 institucione, në këtë sistem përpunohen dhe shpërndahen sipas sistematizimit të çdo institucioni. 

Duke pasur parasysh angazhimin e Qeverisë për digjitalizimin e plotë të institucioneve dhe funksionimin e tyre, Ministria e Shoqërisë Informatike dhe Administratës planifikon të përpunojë sistemin elektronik të menaxhimit të dokumenteve për një numër të pakufizuar institucionesh apo personash juridikë, me numër të pakufizuar përdoruesish. Që kjo të realizohet, nevojitet një zgjidhje e përshtatshme TIK, që do të plotësojë kërkesat e dhëna dhe do të sigurojë konfidencialitet dhe siguri maksimale të të gjitha të dhënave në sistem. 

Nëse kompania juaj ka njohuri eksperte në këtë fushë, qofshin ato harduer, softuer ose  pjesë të harduerit  dhe softuerit, do të ishim mirënjohës të dëgjonim mendimin dhe idetë tuaja se si mund të vendosim më mirë, më shpejt dhe me cilësi më të mirë një sistem të tillë në vendin tonë. Aplikacioni për interesim dhe prezantim të produkteve tuaja të gatshme në këtë fushë dhe ide se si të njejtat mund të përdoren, mund t'i dorëzoni deri më datë14.04.2022 në e-mail adresën siç vijon: edms@mioa.gov.mk   

 

https://mioa.gov.mk/sites/default/files/20_1196_3_20220406.pdf

 

Ministria e Shoqërisë Informatike dhe e Administratës