Ministri Aliti pjesë e Forumit Rajonal mbi Zhvillimin e Qëndrueshëm 2022 për Rajonin UNECE  (Komisioni Evropian i KB për Evropën)

Shkup, 06 prill 2022

,,Përshpejtimi i zhvillimit digjital nëpërmjet partneriteteve me më tepër aktorë” – ishte titulli i tryezës së rrumbullakët në nivel të lartë, në të cilin mori pjesë ministri Admirim Aliti. Eventi u organizua nga Grupi i KB-së lidhur me transformimin digjital për Evropën dhe Azinë Qendrore, e koordinuar nga ITU-ja dhe UNECE-ja, me kontribut të UNDP-së, UNIDO-së dhe ONB-së.

 

Sesioni i dedikohej arritjeve, në lidhje me ‘Qëllimin 17’ për zhvillimin e qëndrueshëm: Internet, ndërlidhje dhe teknologji.

Ministri Aliti, në fjalimin e tij iu referua angazhimeve të MSHIA-së dhe të Qeverisë për Zhvillim dhe Avancim të Aftësive Digjitale, duke theksuar se Digjitalizimi është një prej prioriteteve më të rëndësishëm, për të cilin po punohet me shumë përkushtim edhe në vazhdimësi

 

 

Ministria e Shoqërisë Informatike dhe e Administratës