Takim pune i ministrit Aliti me drejtorin ekzekutiv të Kompanisë ,,A1 Maqedoni"

Shkup, 06 prill 2022

Ministri i Ministrisë së Shoqërisë Informatike dhe Administratës - Admirim Aliti, sot realizoi takim pune me drejtorin ekzekutiv të Kompanisë ,,A1 Maqedoni" - Metodija Mirçev.

 

Në takim u bisedua për zhvillimin e shërbimeve të telekomunikacionit, të infrastrukturës së telekomanikacionit, si dhe për zgjidhjet e reja të avancuara digjitale, të cilat janë jashtëzakonisht të rëndësishme për lehtësimin e jetesës së qytetarëve.

Ministria e Shoqërisë Informatike dhe e Administratës