Zëvendësministri Aleksandar Bajdevski pjesëmarrës në panel diskutimin për digjitalizimin e komunave në konferencën “Be për komunat”

 

Shkup, 23 mars 2022

Zëvendës Ministri i Shoqërisë Informatike dhe Administratës, Aleksandar Bajdevski, sot mori pjesë në panel diskutimin për digjitalizimin e komunave në kuadër të konferencës “BE për komunat”. Përveç Bajdevskit, pjesëmarrës në panel diskutimin ishin edhe Stefen Hudolin, shef për bashkëpunim në Delegacionin e Bashkimit Evropian në Republikën e Maqedonisë së Veriut, Goran Milevski, ministër për vetëqeverisje lokale, Bilall Kasami, kryetar i komunës së Tetovës dhe Alin - Adrian Nica,  kryetar i Këshillit të Qarkut Timish, Rumani.

Bajdevski foli për të arriturat në fushën e digjitalizimit, duke u ndalur në projektet aktuale në ministri, si Portali Nacional i Shërbimeve Elektronike, Platforma e Interoperabilitetit dhe Regjistri Qendror i Popullsisë.

Ai gjithashtu informoi se projekti “IPA 2017:” është në zhvillim e sipër: Enhancing eGovernment”, i cili parashikon zhvillimin e 135 shërbimeve të reja elektronike për qytetarët dhe kompanitë, dhe me të cilin tashmë është zhvilluar  mjet për digjitalizimin e regjistrave.

 

“Për momentin janë në zhvillim 43 shërbime dhe pritet të njëjtat të publikohen në portal në periudhën qershor-shtator 2022. Në kuadër të këtij projekti poashtu  zhvillohet edhe Regjistri i regjistrave, në të cilin do të ruhen të dhënat për regjistrat e të gjitha institucioneve shtetërore, pavarësisht nëse janë të digjitalizuar apo jo. Gjithashtu janë prokuruar pajisje për 11 klientë të komunikimit (komunikues) me të cilët do të kyçen 11 institucione të reja në platformën e interoperabilitetit”, tha Bajdevski.

Zëvendësministri iu referua edhe rëndësisë së digjitalizimit të vetëqeverisjes lokale, por edhe rëndësisë së sajë për qytetarët.

“Procesi i digjitalizimit të shërbimeve për komunat është kompleks, për shkak të kompetencave të të gjithë neve, palëve të përfshiraa në të, e mbi të gjitha Ministrisë së Vetëqeverisjes Lokale, komunave dhe BNJVL-së. Ne si ministri besojmë se portali, regjistri i popullsisë, platforma e interoperabilitetit, sistemet që tashmë janë zhvilluar dhe mirëmbahen nga MSHIA duhet të përdoren për shërbimet e Njësive të Vetëqeverisjes Lokale. Në këtë mënyrë, nga njëra anë, arrihet funksionim ekonomik dhe efikas, dhe nga ana tjetër portali mundëson unifikimin e të gjitha shërbimeve, “Pavarësisht se nga cila komunë janë dorëzuar dhe qytetarët i aksesojnë shërbimet nga një vend, pa e ditur nëse i marrin nga pushteti qendror apo lokal”, shtoi ai.

 

Në fund të prezantimit të tij, shprehu shpresën se në periudhën e ardhshme Njësitë e Vetëqeverisjes Lokale, Ministria e Vetëqeverisjes Lokale dhe Bashkësia e Njësive të Vetëqeverisjes Lokale (BNJVL), do të përshpejtojë procesin e digjitalizimit të komunave, dhe Ministria e Shoqërisë Informatike dhe Administratës me ekspertizën dhe sistemet e saj, në kuadër të kompetencave të saj, është këtu për të mbështetur të gjithë këtë proces.