‘Digjitalizimi i shërbimeve’ në fokusin e takimit me Drejtorinë e Udhëheqjes së Librave Amë

Shkup, 7 shkurt 2022

Digjitalizimi i shërbimeve, të cilat i ofron Drejtoria e Udhëheqjes së Librave Amë dhe avancimi i procesit, ishin temat e takimit të sotëm të punës mes ministrit të Ministrisë së Shoqërisë Informatike dhe të Administratës - Admirim Aliti dhe Drejtorit të Drejtorisë së Udhëheqjes së Librave Amë – Blerim Abazi.

Ministri Aliti dhe drejtori Abazi, u dakorduan se është e domosdoshme të punohet në digjitalizimin e mëtejshëm të shërbimeve. Konkluzioni i takimit është që të formohen grupe pune, të cilët do ta analizojnë situatën ekzistuese dhe të ndërmerren veprime të mëtejshme në kontekst të realizimit të qëllimeve.